“Dashuria për Vlorën mbetet e para. Jam djalë Vlorë, kam lindur aty. Dashuria është e pashtershme, nuk ka për të mbaruar kurrë. Unë do të vazhdoj të kontribuoj dhe të shërbej për Vlorën time, kudo që të jem i angazhuar në vijim.
Jam i sigurt që do të ketë një ekip shumë të mirë që do ta çojë Vlorën përpara dhe do të bëjë maksimumin për qytetin sepse Vlora ka një ritëm të tillë që kërkon angazhim maksimal nga të gjithë. Unë do e mbështes sa të mundem. Unë socialist kam lindur dhe do të jem gjithë kohës”.
Kështu ka deklaruar Ermal Dredha vetëm pak orë përpara se të nisje asambleja e PS-së që do të kulmojë me fjalën e gjatë të kryeministrit Edi Rama dhe listën e emrave të kabinetit qeveritar.
Dorëheqja e Dredhës nga posti i kryetarit të bashkisë së Vlorës ishte i papritur.









