Një grup hakerësh turq ka depërtuar në telefonin e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, pas publikimit të numrit të tij personal.
Hakerët i bënë një video-thirrje, gjatë së cilës e fyejnë dhe i bëjnë screenshot fytyrën, që më pas e shpërndanë online.
Ata dërguan edhe mesazhe kërcënuese, duke paralajmëruar për vdekje dhe duke bërë shaka për bllokimin e numrit nga Katz.
Numri i tij është përdorur prej vitesh dhe më parë është shpërndarë në grupe të ndryshme, gjë që ka shkaktuar mijëra mesazhe kërcënuese.