Kryetari i PS-së, Edi Rama njoftoi sot se do të shkarkojë Erion Veliajn nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, njoftoi se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja socialiste për të marrë frenat e bashkisë më të madhe të vendit në zgjedhjet e parakohshme.
“Sot duhet të marrim vendim për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie në Tiranë duhet vënë në lëvizje mekanizmin ligjor itëshkarkimit të kryetarit.
Tirana nuk mund të gdhihet e ngryset si trup pa kokë dhe qytetarët e Tiranës nuk mund të presim më as 7 ditë të tjera. Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës” tha Rama.









