-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manastirliu reagon pas propozimit për Tiranën: Është një përgjegjësi e madhe

Kryesoret

Ogerta Manastirliu ka reaguar pas njoftimit të Kryeministrit Edi Rama, i cili e ka propozuar atë si kandidate për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Gjatë një prononcimi pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së, Manastirliu e cilësoi këtë mundësi si një përgjegjësi të madhe dhe një besim të rëndësishëm.

Ajo theksoi se ka shumë punë përpara dhe e priti propozimin me gatishmëri për të sjellë zhvillim dhe përmirësime për qytetarët e Tiranës.

“Ky është një besim i madh dhe një përgjegjësi shumë e madhe. Pas mbledhjes do të kemi mundësi të flasim më shumë, por është e qartë që na presin shumë detyra të rëndësishme,” – tha Manastirliu pas shpalljes së kandidaturës së saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit