Gjykata e Beratit ka caktuar masat e sigurisë për tre personat e arrestuar në lidhje me eksportimin e 8 ton domateve me pesticide ne Kroaci.
Gjyqtarja Ardiola Çela vendosi “Arrest në burg” për Mariglen Qorrin, 40 vjeç, pronar i kompanisë së eksportit të perimeve.
Ndërsa për dy punonjësit e Autoritetetit Kombëtar të Ushqimit në Berat caktoi “Arrest në shtëpi”. Dy punonjësit janë Griselda Doksanin, 25 vjeçe dhe Ronaldo Lika, 27 vjeç, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, pasi sipas hetimeve kanë plotësuar dokumentacionin e kontrollit në mënyrë fiktive, pa reflektuar gjendjen reale të produkteve.
Ndërsa Mariglen Qorri akuzohet për “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.









