Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa për prishjen e disa ndërtesave të ndërtuara pa leje.
Aksioni ka vijuar edhe sot, duke përfshirë prishjen e disa bujtinave që prej vitesh funksiononin në zonë.
Autoritetet kanë theksuar se ndërtimet pa dokumentacion ligjor nuk mund të tolerohen, veçanërisht në zona të mbrojtura.