Gjatë kontrolleve në Shkodër janë zbuluar dhe asgjësuar 9317 bimë narkotike, të dyshuara si Cannabis Sativa, të mbjella në zona të ndryshme malore dhe në afërsi banesash.
Në fshatin Kamicë, një 52-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi u zbulua se kishte kultivuar 46 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.
Në lidhje me këtë rast, ka nisur procedimi edhe për kryetarin e fshatit Ndrejaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka pasur dijeni dhe nuk ka vepruar sipas ligjit.
Në zonat e thella të Shllakut, Temalit, Shoshit dhe Pultit, janë asgjësuar me zjarr mbi 8900 bimë kanabisi, të mbjella në parcela të izoluara, të vështira për t’u aksesuar.
Ndërkohë, në njësinë administrative Fierzë, janë zbuluar edhe 20 bimë të tjera, që ishin në fazë zhvillimi, të cilat u asgjësuan menjëherë në vend.








