-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe për goditjen e skemave piramidale online Xuex: Mbi 400 agjentë terreni, qytetarët të bashkëpunojnë me policinë

Kryesoret

Pas arrestimeve të realizuara nga Policia dhe Prokuroria e Fierit ku u vunë në pranga 6 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë për skemat piramidale online deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, reagoi me një postim në rrjetet sociale.

Ai njoftoi se në këto skema janë përfshirë mbi 400 agjentë terreni dhe bëri thirrje për bashkëpunim nga qytetarët e Fierit, Divjakës dhe Lushnjës, si dhe nga të gjithë ata që kanë humbur para. Braçe u shpreh:

“Kam zgjedhur të them të vërtetën, pa menduar kujt i pëlqen apo jo. Piramidat online përfshinë shumë njerëz dhe emigantë. Falënderoj policinë e Fierit, prokurorinë, Drejtorinë e Krimit Kibernetik, AMF dhe AKEP për punën e tyre. Por kjo betejë nuk përfundon këtu – janë mbi 400 agjentë terreni që duhet të përgjigjen. I bëj thirrje të gjithë atyre që kanë paratë e tyre aty të bashkëpunojnë me autoritetet.”

Braçe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me organet e drejtësisë për të zbardhur dhe goditur gjithë rrjetin e skemave piramidale, duke i kërkuar qytetarëve që të drejtohen te policia dhe prokuroria e Fierit për të kontribuar në hetime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit