-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen ndaj Saimir Kushovës për vdekjen e turistes angleze

Kryesoret

Gjykata e Sarandës ka urdhëruar kalimin për gjykim të Saimir Kushovës i akuzuar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” pas vdekjes tragjike të turistes britanike Rebecca Gannon gjatë zhytjes në bregdetin shqiptar në shtator 2022.

Kushova, zhytës profesionist dhe drejtues i “Saranda Diving Center” dyshohet se ka mosrespektuar rregullat e sigurisë, duke sjellë fatalisht humbjen e jetës së 29-vjeçares.

Hetimet zbuluan mungesë mbikëqyrjeje dhe pajisje të papërshtatshme, ndërkohë që vdekja u shkaktua nga asfiksia mekanike, për shkak të futjes së ujit në rrugët e frymëmarrjes.

Ai do të gjykohet në mungesë, pasi është duke vuajtur dënim 15-vjeçar në Norvegji për trafik droge.

Në proces do të jenë të pranishëm edhe prindërit e viktimës, që janë zhvendosur në Shqipëri për të kërkuar drejtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit