-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta Hermeto Pascoal, legjenda braziliane e muzikës inovative

Kryesoret

Në moshën 89-vjeçare u shua Hermeto Pascoal, kompozitori dhe muzikanti i njohur brazilian, i cili njihej për stilin e tij unik që përziente jazzin me muzikën tradicionale braziliane.

Ai la pas mbi 2,000 kompozime instrumentale dhe vazhdoi të krijonte muzikë deri në moshën e fundit.

Pascoal, i cili luante piano, flaut, saksafon, kitarë, bateri dhe fizarmonikë, u rrit në një fshat në veri-lindje të Brazilit dhe mësoi muzikë vetë, pasi albinizmi e pengonte të punonte jashtë me familjen.

Në fëmijëri nisi të luante në valle dhe dasma, dhe më pas u bë një figurë e njohur në skenën e muzikës braziliane.

Në vitet ’50, ai u zhvendos në Rio de Janeiro, ku u përfshi në botën e jazzit dhe bashkëpunoi me emra të mëdhenj si këngëtarja Elis Regina dhe perkusionisti Airto Moreira, i cili e shoqëroi edhe në një turne në SHBA ku Pascoal u prezantua me legjendën Miles Davis.

Familja e Pascoal njoftoi vdekjen e tij përmes Instagramit, duke theksuar se ai ishte rrethuar nga të afërmit dhe kolegët muzikantë në momentet e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit