Fundjava ka sjellë fluks të madh automjetesh në rrugët e Lezhës, për shkak të kthimit të pushuesve nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Velipojës.
Trafiku më problematik paraqitet në segmentin Shëngjin–Lezhë dhe në superstradën Balldre–Lezhë–Milot, ku janë shënuar radhë kilometrike makinash.
Policia rrugore ka dislokuar patrulla në pika kyçe për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimin e plotë të qarkullimit.









