Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së Rusisë në hapësirën ajrore të Rumunisë, duke e cilësuar këtë si “një shkelje të hapur të sovranitetit të BE-së dhe një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit”.
Në një postim në rrjetin social X, Von der Leyen shkruan: “Intervenimi i Rusisë në hapësirën ajrore rumune është edhe një herë një shkelje e hapur e sovranitetit të BE-së dhe një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit”.
Ajo shtoi se “ne po bashkëpunojmë ngushtë me Rumaninë dhe shtetet anëtare për të mbrojtur territorin e BE-së. Ne jemi në solidaritet me Rumaninë”.
Ky incident vjen në një kohë të tensionuar në rajon, duke theksuar nevojën për një qëndrim të fortë dhe të përbashkët të Bashkimit Evropian ndaj kërcënimeve të jashtme.









