Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka zhvilluar një takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç.
Në takim u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumentave të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe hetimeve paralele.
Gjithashtu u vlerësua koordinimi i hetimeve në drejtim të goditjes së krimit ndërkombëtar në rajonin shqiptar.









