-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rubin: Nuk kam informacione që lidhin Thaçin ose Krasniqin me pretendimet për ekzekutime

Kryesoret

Mbrojtja në gjykimin e katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nisi sot me dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, pyeti Rubinin nëse kishte pasur ndonjë kontakt me Krasniqin.

KLIKO KETU per te ndjekur LIVE seancen gjyqesore

“Kam pasur kontakte minimale me Krasniqin. Bashkëbiseduesi im kryesor ishte Thaçi”, u përgjigj Rubin.

I pyetur nëse kishte gjetur informacione që e lidhnin atë me pretendimet për ekzekutime dhe vrasje, Rubin tha se, ngjashëm sikurse për Thaçin, nuk ishte hasur në asnjë informacion që e lidhte atë me këto pretendime.

“Kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin informacione për këto pretendime, jo vetëm në vitet 2000, por edhe më vonë. Por, asnjëherë nuk kam marrë ndonjë informacion që t’i lidhte këto pretendime me ta”, tha Rubin.

LIVE-Gjyqi në Hagë/ Pikat kryesore të dëshmisë së James Rubin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit