Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për të vërtetën e luftës çlirimtare të UÇK-së në Gjykatën Speciale. I ftuar ish komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj rrëfeu për luftën në malet e Kosovës dhe qelitë e burgut të Hagës.
“Po të them të vërtetën, që ne ishin strukturë çlirimtare që ishim në të drejtën tonë. Kanë dal prej frontit pa përgjegjësi. Kemi bërë propagandën që gjatë luftës kishim popull që nuk na përkrahnin, prandaj fatkeqësisht ishte e pamundur që luftëtarët do ta shkatërojnë me një numër të vogël dhe nuk e dinin që ne kishim vullnetin.
Fatkeqësia më e madhe që këto burgje janë deklaruar pas viteve të lirisë. Unë psh merja një vërtetim që jam i përndjekur nga UÇK dhe pushteti thoshte e bëni një lloja alibie. Ç’ka ka qenë më e rrezikshmja është dhunë ndërfetare.
E vërteta është që ne nuk patëm atë organizim, ishim në kordinim të fortë nga amerikanët dhe anglezët dhe ne i kemi zbatuar ato. Unë personalisht kam pas shumë oferta nga lindja, kemi marr armë nga Irani. Unë jam i burgosuri i dytë në Ballkan me thënë të drejtën presioni psikologjik është më i madhi.
Aty të mohojnë të drejtën, duan me të ul vetëbesimin, pastaj të thyejnë të drejtën që mos ndihesh krenar me atë që ke bërë. Na kane vjedhur të hollat private, na kanë mohuar të drejtën e vizitës si kancer, rast vdekje.
Aspak nuk kanë gabuar pasi kanë kërkuar të drejtën në gjykatë. Këta e tradhëtuan atë kërcënim. Vrasjet politike ishin rena që ta mbajnë veten si viktimë.
Përderisa janë njerëz që kanë problem madhor qëkur nuk na kanë lënë të lirë dhe ti ofrojnë ndihmë mjekësore. Deklarata është e montume.
Ata janë thirr aty si UÇK, por që duhet ta dini që ta mbrojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ata e kanë kuptuar që janë luftëtar të mbrojtjes së UÇK.”, tha Nasim Haradinaj.