Një turist që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar rëndë.
Turisti ka rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës.
Miqtë e tij njoftuan menjëherë policinë, e cila së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierë dhe helikopter, u nisën drejt vendit të ngjarjes.
Mësohet se ai është gjetur pa shenja jete.