Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik pas një denoncimi nga partnerja e tij 20-vjeçare, e cila e akuzon atë për përdhunim.
Ajo ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në një hotel ku gjatë një marrëdhënieje seksuale ai ka ushtruar dhunë ndaj saj kundër vullnetit të saj.
Përveç përdhunimit ajo ka pretenduar se i akuzuari kishte konsumuar kokainë para ngjarjes.
Pas hetimeve dhe një kontrolli të bërë nga policia, shtetasi është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e Stacionit të Ri Hekurudhor të Selanikut, ndërkohë që ndaj tij janë ngritur akuza për përdhunim dhe shkelje të ligjit për drogën.








