James Rubin, ish-zyrtari i lartë amerikan, do të vazhdojë edhe sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-liderët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Dëshmia e Rubin nisi dje, dhe ai u ftua nga ekipi mbrojtës i Thaçit.
Në dëshminë e tij, Rubin theksoi se Thaçi kishte një rol politik dhe nuk kishte kompetenca ushtarake në UÇK, duke shtuar se nuk kishte informacion lidhur me akuza për krime të luftës ndaj Thaçit dhe Krasniqit.
Aktakuza ndaj të katër të akuzuarve përfshin akuza të rënda si torturë, vrasje dhe persekutim, të cilat ata i mohojnë.
Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit pritet të mbyllet në fillim të nëntorit, ndërsa mbrojtësit e Veselit dhe Selimit kanë deklaruar se nuk do të thërrasin dëshmitarë.
Rubin ka pasur një rol të rëndësishëm në diplomacinë amerikane, duke shërbyer si ndihmës sekretar i Shtetit dhe negociator për UÇK-në në vitin 1999.








