Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka folur mbi ardhmen e karrierës së tij, si dhe largimin e Endri Shabanit nga koalicioni.
Lapaj tha se nuk arriti të bëehj deputet dhe kjo sipas tij vjen nga tradhëtia që i bëri Shabani. Ai e krahason Shabanin me Hamza Kastriotin dhe me Juda Iskariotin.
Në fund Lapaj tha se lëvizja e tij do të flasë me akte juridike kundër ligjeve të mazhorancës.
“Rregullorja i përcakton deputetët që nuk janë pjesë e një grupi parlamentar, nuk janë pjesë komisioni. Do flasim përmes akteve juridike. Politikisht nuk deshëm por na detyruan. Nuk është për tu parë si fatalitet. Por duhet të merret sinjali qartë, u bë çdo gjë për ta ndalur këtë lum njerëzish. Nuk do e arrijnë dot.
Këtë kemi bërë që nga shkolla deri tani. Kur e bënim këtë kur nuk e dinim sa njerëz nga mbështesin jo më tani që e dimë se janë 80 mijë njerëz që na presin. E vetmja gjë që kërkuam ishte gara. Isha një nga të paktët që fituam që e rendita veten në listë të hapur, për të dhënë mesazh që liderët duhet të garojnë. Nuk duhet ta fusin veten qyl aty. Duhet të ndjej keqardhje dhe turp që shkuam aty me përfaqësim cilësor. Na tradhtuan por ndodh. Kaini tradhtoi Abelin. Skënderbeun e tradhtoi Hamzai. Krishtin e tradhtoi Juda Iskarioti.
Nuk pretendojmë se kemi aftësi më të mëdha se Biri i Perëndisë. Ata që na dëgjojnë duhet ta trajtojnë ekztaktësisht kështu. A duan të tradhtohen në kauzat e tyre? Kush na tradhton ne? E di gjithë Shqipëria, ata që flisnin për listat e hapura. Dhe pastaj nuk lejuan të aplikohet. Kjo është e vërteta e madhe.”, tha Lapaj.