Pamjet e aksionit të AMP-së për prishjen e një ndërtese pa leje në Ksamil, të realizuara në gusht, janë bërë publike pas denoncimeve të kryeministrit Edi Rama.
Ai ka akuzuar Glodian Ahmetajn, kreun e AMP-së për Vlorë-Gjirokastër, se ka qenë pjesë e ndërtimit të paligjshëm dhe se ka tentuar të mashtrojë duke pretenduar se ndërtimi ishte bërë në vitin 2018, duke shkelur kështu ligjin.
Kryeministri gjithashtu e ka akuzuar Ahmetajn për manipulim të informacionit dhe përdorimin e mashtrimit për të legalizuar ndërtimin, ndërsa ka theksuar se ai u rikthye në detyrë pas një vendimi të gjykatës, që anuloi pezullimin e tij për shkak të këtij aksioni të paligjshëm.