Qeveria suedeze ka vendosur të ndalojë përdorimin e telefonave inteligjentë në shkollat fillore dhe të mesme në vitin 2026, transmeton Anadolu.
Ministrja suedeze e Arsimit, Simona Mohamsson i tha radios zyrtare suedeze SR se ata kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e telefonave inteligjentë në shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të larta në të gjithë vendin duke filluar nga viti 2026.
“Studentët duhet të mësojnë të shijojnë kalimin e kohës me miqtë e tyre ose të luajnë futboll gjatë pauzave, në vend që të humbasin kohë në TikTok”, tha Mohamsson.








