Ditën e sotme u mblodh Këshilli Bashkiak i Cërrikut, ku u diskutua dhe u miratua ndërprerja e parakohshme e mandatit të kryebashkiakut Andis Salla.
Kjo vjen për shkak të emërimit të Andis Salla në postimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Këshilli vendosi që në krye të insitucionit të emërohet Florenc Dako. Ai ka mbajtur edhe më parë poste në bashki, si edhe në institucione të tjera publike.