Pano Ruçi babai i Denis Ruçitnjë prej 57 viktimave në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi, ka nisur një grevë urie para Parlamentit grek në Athinë që nga e hëna.
Ai kërkon zhvarrosjen e trupit të të birit, një kërkesë që iu refuzua së fundmi nga Gjykata e Apelit të Larissës, gjë që e detyroi të protestojë në këtë mënyrë.
Me pankarta dhe banderola në sheshin Syntagma pranë Vendit të Ushtarit të Panjohur, ai kërkon të drejtën ligjore për të marrë trupin e djalit të tij.
Protesta po gjen mbështetje edhe nga Stefanos Kaselakis, kryetari i partisë ‘Lëvizja e Demokracisë’.
/5pyetjet.al









