Mbrëmje magjike në Champions League Bayern fitoi 3-1 ndaj Chelseas.
Autogoli i Chalobah dhe goli i Kane i dhuruan avantazhin e dyfishtë bavarezëve, ndërsa te Blutë e Londrës reagoi Palmer.
Goli i dytë i Kane i dha qetësinë e duhur Bayernit, me ekipin e Kompany që doli me 3 pikë nga kjo ndeshje.
Palmer futi në lojë Chelsean por gëzimi zgjati pak, pasi goli u anulua.
Liverpool thyen 3-2 Atletico Madrid. Golat e shpejtë të Robertson dhe Salah gjetën përgjigjen e Llorentes, i cili realizoi dopietë. Van Dijk nderoi The Reds, me gol në fund.
Në sfidat e tjera, Inter mundi 2-0 ndaj Ajax, sakaq PSG-Atalanta përfundoi 4-0 në favor të kampionëve.








