Një motoçiklist që shpërndante ushqime për një fast food është plagosur pas një aksidenti këtë pasdite në Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të njohur si “i plasmasit”.
Ai u përplas me një automjet me targa të Kosovës, ndërsa të dy mjetet lëviznin në të njëjtin kah.
Sipas hetimeve paraprake, automjeti po tentonte të futej në rrethrrotullim kur ndodhi përplasja.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të menaxhuar trafikun.
Motoçiklisti është transportuar në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.









