Siria po përballet me një krizë të rëndë humanitare si pasojë e thatësirës më të madhe në 36 vitet e fundit. Kjo krizë ka prekur rëndë sektorin bujqësor dhe furnizimin me ushqime bazë.
Prodhimi i grurit është ulur me rreth 40%, duke e puar vendin në prag të një krize të thellë urie, në një kohë kur mbi 90% e popullsisë jeton në varfëri.
Kriza paraqet një sfidë të madhe për qeverinë kalimtare të presidentit Ahmed al-Sharaa, e cila përpiqet të rikuperojë vendin pas 14 vitesh lufte dhe largimit të Bashar al-Assad.