-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U-Albania rihapet më 20 shtator, një mundësi e dytë për maturantët pa degë

Kryesoret

Ministria e Arsimit ka njoftuar se portali U-Albania do të rihapet më 20 shtator për raundin e tretë të aplikimeve në arsimin e lartë. Kjo fazë u vjen në ndihmë maturantëve që nuk kanë fituar asnjë degë studimi në raundet e mëparshme, duke u dhënë një shans të ri për t’u regjistruar në universitet.

Aplikimet do të zgjasin për tre ditë dhe në dispozicion janë rreth 14 mijë kuota të lira në universitete publike dhe private në të gjithë vendin. Kandidatët do të shohin në sistem vetëm ato programe ku kanë të drejtë të aplikojnë, bazuar në mesataren dhe kuotat e mbetura.

Për ata me mesatare mbi 6.5, hapen mundësi në programe bachelor dhe të integruara, ndërsa për maturantët me mesatare më të ulët, mbeten opsione si programet profesionale dyvjeçare, si dhe disa degë në art dhe sport, të cilat nuk kërkojnë mesatare minimale.

Degët më të kërkuara, si Farmacia dhe Infermieria, kanë mbetur me pak kuota, por universitetet ofrojnë mundësi të shumta në fusha si teknologjia, inxhinieria, mësuesia, drejtësia, ekonomia dhe gjuhët e huaja.

Nga afro 20.500 maturantë që aplikuan fillimisht, 16 mijë janë tashmë të regjistruar. Për pjesën tjetër, kjo rihapje përfaqëson një shans për të vijuar studimet dhe për të nisur vitin akademik më 6 tetor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit