Kombëtarja shqiptare pas fitoreve në miqësoren me Gjibraltarin dhe në ndeshjen zyrtare me Letoninë në shtator, ka ngjitur disa pozicione në renditjen e FIFA-s. Nga vendi i 68, kuqezinjtë tashmë renditen në vendin 66.
Kosova ka arritur pozicionin më të lartë në histori që nga viti 2016. Falë fitores kundër Suedisë në kualifikuese, Kosova është ngjitur nga vendi i 95 në vendin e 91.
Renditjen e FIFA-s e kryeson Spanja, e ndjekur nga Franca, Argjentina, Anglia dhe Portugalia.