-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediu kujton Gert Bogdanin në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta: Mungon qetësia dhe mirësia jote

Kryesoret

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka publikuar një mesazh prekës në Instagram.

Mediu vlerësoi mikun e tij demokrat, duke theksuar se ai ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm tek familja, por edhe tek miqtë.

Mediu e kujtoi Gertin për qetësinë, urtësinë dhe mirësinë e tij, duke përmendur një thënie të tijën gjatë një emisjoni televiziv: “Kam zgjedhur të jem BABA”.

Ai shtoi se shumë miq në SHBA, Europë dhe Britani kujtojnë Gertin me mall dhe respekt, duke theksuar se ndihma për familjen e tij mbetet një ngushëllim për të gjithë.

“Shumë janë lutur për ty në SHBA, Europë dhe Britani, ruajnë kujtimin tënd dhe kujdesin për Edlirën dhe fëmijët. Asnjë nuk mund të zër vendin tënd, por duke të kujtuar ty dhe duke folur me Edlirën dhe familjen, më shumë se të ngushëllojmë ata, ngushëllojmë vehten tonë për humbjen e mikut të mirë Gertit Bogadani”, përfundon mesazhi i kryetarit të PR, deputetit Fatmir Mediu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit