Reperja e njohur, Melinda Ademi ka marrë propozimin e dashurisë së përjetshme. Me anë të një postimi, ajo ka postuar foto me një unazë vezulluese me diamant.
“Zemra ime është plot, të dua Granit Muhaxheri!”, shkruan Melinda.
I fejuari i saj është menaxheri i saj prej disa vitesh.
Mesa duket reperja nga dritat e skenës apo studiot e regjistrimit ka arritur të gjejë rrugën drejt zemrës.









