Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se është kundër vendimit për të pushtuar qytetin e Gazës.
“Reagimi i Izraelit është padyshim joproporcional, një situatë që vetëm mund të përkeqësohet me pushtimin e qytetit të Gazës, një zgjedhje që Italia nuk mund ta mbështesë”, tha Meloni.
Ajo shtoi se “Terroristët e Hamasit ende refuzojnë të lirojnë pengjet”.
“Ne po përpiqemi të ndërtojmë paqen me përgjigje, jo vetëm me slogane”, theksoi Meloni.









