Monaco pësoi një humbje të thellë 4-1 ndaj Club Brugge në ndeshjen e zhvilluar në Belgjikë, ku vendasit dominuan që në pjesën e parë me golat e Tresoldi, Onyedika dhe Vanaken.
Diferenca u thellua pas golit të Diakhon, ndërsa goli i vetëm për francezët erdhi nga Ansu Fati.
Në ndeshjen tjetër, Copenhagen dhe Bayer Leverkusen ndanë pikët me një barazim 2-2. Larsson kaloi danezët në avantazh, ndërsa gjermanët barazuan me Grimaldon në minutën e 83-të.
Një gol i Robert Silvas në minutën e 87-të i dha një avantazh të shkurtër Copenhagen, por autogoli i Hatzidiakos e ktheu gjithçka në barazim.
/5pyetjet.al