Në një moment kur tensionet janë të larta për shkak të luftës në Gaza, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj kryeministrit britanik,Keir Starmer për mundësinë e njohjes së shtetit palestinez.
Gjatë një konference për shtyp rreth situatës në Lindjen e Mesme Trump, i cili ka një lidhje të ngushtë me Izraelin nënvizoi se prioriteti i tij është mbrojtja e shtetit hebre dhe lirimi i pengjeve të marrë nga Hamas.
Pa dhënë shumë detaje mbi mënyrën se si do të mbaronte lufta, ai tha se objektivi i tij mbetet të sigurohet një fund i shpejtë dhe pozitiv për konfliktin.
“Kam një mosmarrëveshje me kryeministrin për këtë çështje. Një nga mosmarrëveshjet e pakta që kemi. Unë mbështes Izraelin dhe dëshiroj që lufta të përfundojë sa më shpejt. Objektivi im është të siguroj lirimin e pengjeve dhe të parandalojmë më shumë tragjedi,” u shpreh Trump.