Pas largimit nga Fenerbahçe Zhoze Murinjo është zyrtarisht trajneri i ri i Benfikës, klubi ku nisi karrierën e tij si trajner para 25 vitesh.
Rikthimi i “Special One” vjen menjëherë pas një skualifikimi nga Champions League kundër Benfikës dhe shkarkimit të trajnerit Bruno Lage.
Murinjo ka firmosur kontratë që e lidh me Benfikën deri në vitin 2027, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij që përfshin edhe poste në Porto, Inter, Chelsea, Real Madrid, Manchester United dhe Roma.