Autoritetet në Kanada kanë identifikuar autorin e dyshuar për vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar Paulin Harusha më 13 shtator 2025 në Toronto. 43-vjeçari u qëllua për vdekje brenda makinës së tij.
Harusha u gjet i plagosur brenda automjetit, dhe pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, ai ndërroi jetë në vendngjarje. I dyshuari, i identifikuar si 34-vjeçari Meelad Tarin, është shpallur në kërkim me urdhër arresti në të gjithë Kanadanë për vrasje të shkallës së parë.
Hetuesi tha se ekziston një njohje mes viktimës dhe të dyshuarit, por natyra e marrëdhënies dhe motivi i krimit janë ende nën hetim.