Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” zhvilloi dje në mbrëmje aktivitetin e radhës, që solli në vëmendje kontributin e Familjes së Madhe të Dinejve dhe Abedin Pasha Dinos. Mes një auditori me historianë, studiues, gazetarë, veprimtarë kombëtarë, ku ishte i panishëm edhe ambasadori i Kosovës, z.Skënder Durmishi, u bë prezantimi i dy veprave më rëndësi, që evokojnë aktivitetin kombëtar dhe kulturor të disa prej figurave të shquara të Familjes Dino. Aktiviteti u moderua nga gazetarja Luela Myfari.
“Dino-Shtegtarët e Portës Sublime”, titullohet libri që sjell si ribotim studiuesi, shkrimtari, eseisti dhe kulturologu i shquar, ambasador Luan Rama. Ndërsa libri tjetër “Poezi nga Abedin Dino” vjen i përkthyer mjeshtërisht nga poeti Iliaz Bobaj, përgatitur nga poeti dhe sudiuesi Ahmet Mehmeti. Familja Dino nxorri burra të shquar, por kontributi i tye i ndritur për shumë kohë mbeti në hije, tha në hyrje të aktitivitetit drejtuesi i Fondacionit Çamëria Hasan Tahsini, z. Alket Veliu. Ata nuk vepruan si individë, por si ndërgjegje kombëtare, plotësisht të ndëgjegjshëm për misionin e madh të Shqiptarësisë. Shkrimtari, studiuesi dhe eseisti i shquar Luan Rama, si rrallëkush i dimensionuar në veprimtarinë intlektuale kombëtare dhe në veprimtarinë e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, sjell një mishërim të personifikuar të fakteve për këtë familje të madhe të Çamërisë.
Vepra e tyre është një mesazh i pamohueshëm konkret, që duhet ta dëgjojnë të gjithë. Luan Rama ka meritën që shpalos me detaje historinë e tyre, duke i dhënë zë kauzës sonë, tha zoti Veliu.
Prof. Dr. Bashkim Kuçuku tha: Në librin“Dino-Shtegtarët e Portës Sublime”, vërehen disa tipare të krijimtarisë së Luan Ramës, i cili ka mbi 35 vjet që studion dhe publikon: larmia e llojeve të shkrimeve a të shkrimtarisë, intensiteti i madh i punës krijuese, ritmika e shpejtë e krijimit. Ky libër është një studim biografiko-kulturor për tre breza të Dinejve, politikanë, piktorë, poetë, kineastë. Libri ka ndryshim të ndjeshëm nga dy botimet e mëparëshme. Studimi përfton një përfytyrim të ngjashëm me të tre Vëllezërve Frashëri. Kjo punë hulumtuese patjetër ka patur vështirësi, pasi jeta e Abedin Dinos është e shpërndarë në kohë, në 80 vjet, e shpërndarë dhe në hapësirë. Biografia e tij kulturore është e lidhur me shumë figura të letërsisë, pikturës, filmit, nga më të njohurit, në vende të ndryshme të botës, si Nazim Hikmet, Jashar Qemal, Pablo Neruda Picasso, Luis Aragon etj.
Kjo monografi është studimi më i thukët dhe më konciz për Dinejtë, tha historiani Hajredin Isufi. Si përfaqësues të një Dere të madhe në Çamëri, vëllezërit Dino kanë një kontribut të madh në historinë kombëtare, duke lënë gjurmë me punë ë shkëlqyera. Veç Abedin Dinos përmendim Rasih Dinon, Ali Dinon, Vesel Dinon, Lejla Dinon.
“Abedin Dino ka kantrubute në momente kruciale të historisë kombëtare. Abedini ruaji gjithnjë miqësinë me Frashëllinjtë, e në veçanti me Samiun dhe Abdylin, tha profesor Irakli Koçollari. Ishte njeri me dimensionet e një kulture botërore. Ai kishte mbaruar Zosimean dhe njihte mië filozofët francezë. U njoh si studiues i letërsisë arabo-persiane, si filolog dhe teolog, si dijetar dhe hartues i teksteve mësimore, për të cilat punoi veçanërisht në kohën kur u kthye në Stamboll, pranë kryeminisrisë turke.
Abedini ishte një poliglot i vërtetë: fliste mirë pesë gjuhë të huaja. Profesor Pëlllumb Xhufi përgëzoi fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” për promovimin e figurave të tilla të nderuara të historisë kombëtare dhe të Çamërisë, duke përgëzuar edhe autorët e librave për punë shumë të mirë. Abedin Pashë Dino ndihmoi në mbrojtjen e terrioreve shqiptare, tha profesor Xhufi. Kur Sulltani pranoi kushtet e fuqive të mëdha për të lëshuar territore shqiptare, si Ulqini, athere ai dha dorëheqjen, i zemëruar nga braktisja e fateve të Shqipërisë. Abedini ishte shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sic shkruante Anastas Kullurioti në një gazetë të Athinës. Profesor Xhufi përmendi edhe kontributet e Luan Ramës në Rambuje, në kohën kur shërbente si ambasador në Francë. Në veprimtarinë e Abedinit bie në sy edhe krijimtaria e tij letrare, tha shkrimtari Enver Kushi. Ai e lidh krijimtarinë me hapësirat qiellore. Dinot ishin sa tokësor, aq dhe qiellorë, të përjetshëm, të mbuluar nga një aureolë shenjtërie. Jashar Qemali shkruan se “meritë e Abedein Dinos (I riu) ishte se arriti të depërtojë në universin e ngjyrave të pafundme. Edhe Arif Dino i tillë ishte, e shihte artin si diçka të shenjtëruar.
Përveç veprimtarisë adhetare si burrë shteti, politikan dhe diplomat, Rilindasi ynë i madh, Abedin Dino, (Prevezë 1843-Stamboll 1906) njihet edhe si poet, kritik letrar, përkthyes, gjuhëtar, ekonomist, filozof dhe ushtarak, tha poeti dhe studiuesi Ahmet Mehmeti. Poezitë e tij u botuan jo vetëm në turqisht, por edhe në gazetat e Athinës, në gjuhën greke. Një nga bashkëpunëtorët e tij ishte Hasan Tahsini. Për nivelin e lartë arsimor, preferencat dhe pasionet e Abedin Dinos, na ndihmon shtypi grek i kohës, por edhe ai i kohës së sotme: “Valiu, folës ishte shqiptar, por kishte kryer studimet në Universitetin e Athinës. (gazeta Maqedonia, Selanik,24.06.1953).
Vepra më madhore artistike e Abedin Dinos, ish – ministër i jashtëm i Portës së Lartë, është libri me titull “Poezi” (Poiimat), botuar në Konstandinopol, në vitin 1888, në variantin e greqishtes katharevusa, i cili u shpërnda dhe u prit me entusiazëm të madh.
Në fjalën e tij shkrimtari Luan Rama theksoi dimensionin human të Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, në promovimin e figurave kombëtare dhe korifejve të mendimit, artit dhe kulturës, që kanë dalë nga gjiri i Çamërisë në shekuj dhe kanë spikatur në arenën ballkanike dhe europiane. Ai shprehu admirim për intelektualët, njerëzit e artit dhe politikës, që i shërbejnë fondacionit me optikë humaniste, duke bërë atë që nuk e bën shteti dhe institucionet shqiptare. Historia është një kujtesë e tërëfuqishme dhe supreme, u shpreh shkrimtari dhe ambasadori Rama. Duhet të jemi ithtar të patrembur të Shpresës dhe të Vëtetës. Intelektualët e vërtetë paktin e bëjnë me kombin.