Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku ka realizuar një gol spektakolar në përballjen kundër Akron Togliatti-t, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.
Daku shmangu tre kundërshtarë dhe goditi fuqishëm nga distanca, duke shënuar golin e tij të tetë këtë sezon – një realizim që e ngjit atë në krye të listës së golashënuesve në Superligën ruse.
Në këtë takim u aktivizuan edhe futbollistët shqiptarë Veldin Hoxha dhe Dardan Shaban Haxhaj, me këtë të fundit që u inkuadrua në pjesën e dytë.