-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Finlandës: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të detyrojnë Evropën të luftojë Rusinë

Kryesoret

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, deklaroi se garancitë e sigurisë për Ukrainën, që po diskutohen nga “koalicioni i të vullnetshmëve”, do t’i detyrojnë shtetet evropiane të angazhohen në mbrojtje ushtarake ndaj Ukrainës nëse Rusia nis një sulm ushtarak të ri. Ai tha se këto garanci duhet të jenë të forta dhe të besueshme, dhe nuk duhet t’i nënshtrohen veto-s së Moskës.

Stubb theksoi se Rusia nuk ka të drejtë të ndikojë në vendimet sovrane të Ukrainës dhe se edhe nëse Moska nuk pajtohet, kjo nuk duhet të jetë pengesë për marrëveshjen. Më parë, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se 26 shtete janë pjesë e një force sigurie për Ukrainën, disa prej tyre me angazhim tokësor, detar dhe ajror, por nga Kievi kërkohen angazhime konkrete.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit