-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iku Koçiu, vjen Sala/ PD: Nuk ka shëndetësi me këta hajdutë!

Kryesoret

Pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, vjen një reagim i ashpër nga kampi demokrat.

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia kritikon ashpër qeverisjen në shëndetësi, duke theksuar se mungesa e një shërbimi cilësor është rezultat i korrupsionit dhe menaxhimit të dobët gjatë 12 viteve të fundit.

“S’ka shërbim shëndetësor cilësor me hajdutë në krye!
Në 12 vite pushtet absolut, me taksat më të larta në rajon, Edi Rama ka pasur në dorë miliarda euro për ta përmirësuar shëndetësinë, por dështoi ta bëjë.
Sa cinik, arrogant dhe i pandjeshëm duhet të jesh që t’u tregosh pacientëve inteligjencën artificiale në shëndetësi, kur shëndetësisë i lë më pak se 2% të GDP-së? Kur në fund të muajit urdhëron të mos bëhen analiza, se koncesioni kalon kufirin buxhetor?
Sa cinik, arrogant dhe i pandjeshëm duhet të jesh kur flet për inteligjencë artificiale në shëndetësi, por në fund të muajit urdhëron shtyrjen e operacioneve, sepse koncesioni i sterilizimit ka ezauruar fondin?
Sa cinik, arrogant dhe i pandjeshëm duhet të jesh, kur flet për inteligjencë artificiale në shëndetësi, kur e gjithë QSUT është vetëm me 1 aparat rezonance dhe ai s’funksionon çdo ditë, apo teksa sheh çdo ditë se si i dorëzohen fatit të tyre të keq pacientët onkologjik nga mungesa e medikamenteve dhe aparaturave trajtuese?
Në Itali psh. ashtu si shumë shqiptarë besoj, nuk kam parë inteligjencë artificiale por shërbim njerëzor dhe cilësor, madje falas. Prandaj është e qartë që “shashka” e IA i shërben vetëm propagandës së Ramës dhe aspak njerëzve.
Në vend që të kishim medikamente, aparatura moderne dhe shërbim të plotë e të pandërprerë shëndetësor, kemi reklama boshe për inteligjencë artificiale nga një kryeministër që ka larguar nga vendi më shumë se 25% e mjekëve dhe infermierëve. Pse ndodh kjo? Sepse miliardat e taksave nuk janë përdorur për shëndetësinë, për qytetarët, por janë shpërdoruar në koncesione korruptive në shëndetësi për financuesit dhe klientët e Edi Ramës, ndërsa shqiptarët vazhdojnë e paguajnë rreth 60% nga xhepi për shërbimet (sipas Bankës Botërore).
Ky është thelbi: një qeveri që vjedh, nuk mund të ndërtojë kurrë një shëndetësi që u shërben njerëzve. Sepse aty ku sundon korrupsioni, edhe inteligjenca artificiale kthehet në fasadë dhe mburojë për dështimin real,” shprehet Spahia

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit