-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S&P: Perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë mbeten rezistente

Kryesoret

Ministria e Financave bën me dije se “agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj më të fundit të publikuar më 19 Shtator 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke konfirmuar gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”.

“Ky vlerësim pasqyron besimin e fortë të agjencisë për stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë përballë sfidave globale”, lexohet në njoftim.

Agjencia thekson se disiplina fiskale e Shqipërisë dhe rezervat valutore të forta mbështesin stabilitetin makroekonomik të vendit. S&P vlerëson se perspektivat e rritjes ekonomike mbeten rezistente, të mbështetura nga investimet private dhe procesi i anëtarësimit në BE.

Në aspektin e rritjes ekonomike, S&P parashikon një zgjerim të PBB-së reale me rreth 3.6% në vitin 2025, të nxitur nga shpenzimet e qëndrueshme të familjeve që mbështeten nga rritja e pagave reale. Turizmi do të vazhdojë të mbetet një shtyllë kyçe e rritjes, megjithëse kontributi i tij relativ do të moderohet me maturimin e sektorit. Për periudhën 2026-2028, agjencia parashikon që rritja e PBB-së të jetë mesatarisht 3.5% në vit.

Në aspektin e financave publike, S&P vlerëson politikën e kujdesshme fiskale që pritet të ndjekë qeveria pas zgjedhjeve parlamentare. Agjencia parashikon që deficiti i qeverisë së përgjithshme të jetë mesatarisht rreth 2% e PBB-së deri në vitin 2028, duke mbajtur borxhin publik të qëndrueshëm dhe në një trajektore graduale rënëse në rreth 51% të PBB-së në vitin 2028. Kjo qasje e matur fiskale, së bashku me rritjen ekonomike, do të sigurojë stabilitetin e financave publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit