Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka reaguar pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetin palestinez, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt paqes.
“Një hap i domosdoshëm drejt konkretizimit të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme,” thuhet në deklaratën zyrtare nga presidenca palestineze.
Deklarata vjen pas vendimit të përbashkët të Britanisë, Kanadasë dhe Australisë për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet sovran, në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete në Lindjen e Mesme.