Supersfida e javës në Premier Ligë mes Arsenalit dhe Manchester Cityt përfundoi 1-1, me golat e Haland në minutën e 9 dhe Martinelit që barazoi në kohën shtesë, në minutën e 93-të.
Skuadra e Guardiolës dukej se do të siguronte tri pikët, pas golit të herët të sulmuesit norvegjez, por përpjekjet e Arsenalit u shpërblyen në fund me golin vendimtar të Martinelit, duke i dhënë një pikë të çmuar “topçinjve”.
Pas pesë javësh në kampionat, Liverpool kryeson tabelën me 15 pikë, ndjekur nga Arsenal me 10 dhe City me 7.