Aktorja e njohur Elia Zaharia ka folur për divorcin e saj me Princ Lekën dhe mënyrën se si ajo e ka përballuar këtë periudhë të vështirë.
“E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje-ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri. Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj.”, tha ajo në emisionin “ArtKand” në Top Channel.