-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: S’ka pushim deri në lirimin e çdo hapësire publike

Kryesoret

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po vazhdon në të gjithë vendin, si pjesë e nismës së nisur në korrik 2025. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga terreni, ku po çmontohen struktura metalike të ngritura në trotuare dhe rrugë publike.

“S’ka pushim, në çdo rrugë e lagje dhe deri në fund,” u shpreh Rama, duke theksuar se ndërhyrjet do të jenë të pandalshme deri në çlirimin total të hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme.

Platforma “Hapësira Ime Publike” ka mbledhur deri tani 11 493 denoncime, nga të cilat 8 224 janë trajtuar, ndërsa pjesa tjetër është në shqyrtim. Paralelisht, po hartohet një Rregullore Kombëtare, që do të rregullojë përdorimin e hapësirave publike nga subjektet private.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit