-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

62-vjeçarja: Më ndihmoi një shqiptar të varrosja nënën, s’kisha para

Kryesoret

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka tronditur komunitetin në Viotia, Greqi, ku drejtoresha 62-vjeçare e KEP-it akuzohet për varrosjen e nënës së saj pranë shtëpisë së tyre.

Ajo ka pohuar se ka vepruar kështu për shkak të vështirësive financiare dhe me ndihmën e një shqiptari që e quan “Jani”.

“Nëna ime vdiq nga shkaqe patologjike. Kur kjo ndodhi, vendosa ta varrosja me ndihmën e Janit, një shqiptar, sepse po përballesha me probleme financiare. Nuk kisha para dhe kisha nevojë për to,” është shprehur ajo.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë më shumë rreth këtij personi të identifikuar si “Jani”, pasi askush nga banorët nuk e njeh dhe nuk ka dhënë informacion për të. Sipas dëshmive, nënë e akuzuarës nuk është parë që nga viti 2021, ndërkohë që familjarja kishte thënë se ajo ishte në një azil për të moshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit