Këshilli Bashkiak i Vlorës ka zgjedhur sot kryetarin e komanduar të bashkisë që do të zëvendësojë Ermal Dredhën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Ai është Elis Halili, që deri tani ka mbajtur postin e njërit prej n/ kryetarëve të bashkisë. Pak ditë më parë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama.