Ousmane Dembele është fituesi i Topit të Artë 2025. PSG u kurorëzua klubi më i mirë i vitit këtë të hënë gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” 2025.
Ora 22:35 – Fituesja e “Topit të Artë” për edicionin e tretë radhazi në futbollin e femrave është spanjollja Aitana Bonmati.
MBRËMJA GALA
Ora 22:15 – Çmimi “Sokrates” për aktivizmin dhe punën sociale në sportin e futbollit i shkon fondacionit “Xana”, të krijuara nga Luis Enrike dhe familja e tij për të ndihmuar familjet dhe fëmijët në nevojë, në kujtim të vajzës së të trajnerit spanjoll që u nda nga jeta pak vite më parë.
Ora 22:10 – Klubi më i mirë i futbollit të meshkujve i këtij viti u shpall PSG, i cili fitoi Ligën e Kampioneve në edicionin e fundit.
Ora 22:00 – Klubi më i mirë i futbollit të femrave për këtë vit u shpall Arsenali që fitoi Ligën e Kampioneve.
Ora 21:52 – Trofeu “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë të sezonit i shkuan polakes Eva Paxhor për futbollin e femrave dhe suedezit Viktor Gyokeres për të meshkujve.
bandicam 2025-09-22 21-51-57-733
Ora 21:48 – Në ceremoninë e ”Topit të Artë” iu kushtua një moment edhe kujtimit të Diogo Zhota dhe vëllait të tij, Andre Silva, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike gjatë verës.
Ora 21:41 – Hana Hempton e Çelsit dhe Anglisë, si dhe Xhanluixhi Donaruma i Mançester Sitit dhe Italisë, shpallen fituesit e trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë për femra dhe për meshkuj. Gardiani italian mposhti Alison, Bunu, Kurtua dhe Zomer për të fituar trofeun.
Ora 21:28 – Fituesi i trofeut “Johan Krujf”, për trajnerin më të mirë në futbollin e meshkujve i shkoi Luis Enrikes. Ai mundi Antonio Konten, Hansi Flik, Enzo Mareskan dhe Arne Slot. Trajneri spanjoll nuk ishte në sallë për të tërhequr çmimin, pasi ishte në Marsejë për ndeshjen e PSG-së ndaj Olimpikut vendas.
Ora 21:23 – Fituesi i trofeut “Johan Krujf”, për trajneren më të mirë në futbollin e femrave i shkon trajneres të Anglisë, Sarina Veigman.
Ora 21:15 – Futbollistja spanjolle e Barcelonës, Viki Lopez, shpallet fituesja e çmimit “Kopa” për futbollin e femrave.
Ora 21:10 – Lamin Jamal është fituesi i parë i mbrëmjes, pasi merr trofeun “Kopa” që i kushtohet lojtarit të ri më të mirë të edicionit të fundit. Ai mundi Doue, Estevao, Zhoao Neves dhe Jilldiz për të fituar këtë trofe.