Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve skeptike që kanë shoqëruar krijimin e ministres virtuale Diella, duke theksuar se ajo nuk ka asnjë rol në marrjen e vendimeve qeveritare.
Rama shpjegoi se roli i ministres virtuale është të procesojë të dhënat dhe të ofrojë përgjigje të shpejta, pa pasur asnjë ndikim në politikat dhe vendimmarrjen e qeverisë.
Ai gjithashtu përmendi një shembull nga historia, ku një shpikje si elektriciteti ishte refuzuar në fillim, dhe e krahasoi këtë me skepticizmin e disa njerëzve ndaj inovacioneve të reja.
“Fakti që ministrja Diella nuk do të marrë vendime për ne është i qartë. Ne do t’i marim vendimet. Ajo është e programuar për të procesuar të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe për të na dhënë përgjigje sa më të shpejta, por nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur. Po i japim asaj përgjegjësinë për të bërë atë që e bën më mirë se ne – të procesojë të dhënat dhe të ofrojë informacion me shpejtësi,” deklaroi Rama.