-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia heq tarifat për produktet amerikane, nisma para vizitës së Erdoganit në SHBA

Kryesoret

Turqia ka hequr tarifat shtesë që kishte vendosur për disa produkte të importuara nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2018, duke përfshirë makina, pijet, duhanin, kozmetikën dhe disa produkte ushqimore.

Kjo lëvizje vjen pas një periudhe tensioni tregtar mes dy vendeve, kur SHBA vendosi tarifa shtesë për çelik dhe alumin nga Turqia.

Ministria Turke e Tregtisë thekson se ky hap është pjesë e përpjekjeve për të arritur një vëllim tregtar prej 100 miliardë dollarësh me SHBA-në dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm.

Në prag të kësaj ndryshimi, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, ku do të diskutojë çështje të rëndësishme, përfshirë blerjen e 250 avionëve Boeing për Turkish Airlines dhe mundësinë e rikthimit të Turqisë në programin F-35.

Erdogan do të trajtojë gjithashtu zhvillimet në Gaza dhe Siri, përfshirë integrimin e forcave kurde në ushtrinë siriane, një çështje që ka ndikuar në marrëdhëniet e Ankarasë me disa shtete të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit