Avionë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Norvegjisë në tre raste të ndryshme këtë vit, ka deklaruar kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store. Ai ka thënë se këto incidente kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe kanë rritur tensionet mes Norvegjisë dhe Rusisë.
“Incidentet në Norvegji janë më të vogla në krahasim me shkeljet ndaj Estonisë, Polonisë dhe Rumanisë, si për nga vendndodhja ashtu edhe për nga kohëzgjatja. Megjithatë, janë incidente që i marrim shumë seriozisht”, ka thënë kryeministri norvegjez.
Ai ka shprehur se Norvegjia nuk ka arritur të përcaktojë nëse ato kanë qenë të qëllimshme apo të shkaktuara nga gabime në navigim.
“Pavarësisht arsyes, kjo nuk është e pranueshme dhe ua kemi bërë të qartë autoriteteve ruse”, ka thënë ai.


                                    





